Kryesore » 2012 » Maj » 21 » Google Knowledge Graph analizon web faqet si njerëzit
11:33 PM
Google Knowledge Graph analizon web faqet si njerëzit
Knowledge Graph, vegla e re të cilën e ka prezantuar Google, i dedikohet analizës edhe më precize të informatave gjatë kërkimeve. Esenca e veglës së re është mundësia e "leximit” me të detajuar dhe më kualitativ të përmbajtjeve të web faqeve, me çka do të avancohet kërkimi i sajteve të cilat shfrytëzojnë JavaScript dhe AJAX. Ta zëmë, botët e rinj të bazuar në këtë teknologji ekzekutojnë skriptat JavaScript dhe në vend që vetëm të analizojnë URL-të, ata në të vërtetë imitojnë klikimin në linqe ashtu siç bëjnë shfrytëzuesit kur vizitojnë sajtin. Kjo do të thotë që në mënyrë më kualitative dhe më thellë do të analizojnë përmbajtjet e faqeve dhe në Google index do të përfshihen edhe përmbajtjet të cilat me teknologjinë e vjetër nuk kanë arritur deri tek ai.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus