Kryesore » 2011 » Korrik » 10 » Google ka "planin social B"?
3:48 PM
Google ka "planin social B"?
Qysh kur vitin e kaluar Google bleu kompaninë Slide, ka vazhduar të zhvillojë aplikacione sociale për pronarin e ri, dhe në qetësi, përkundër zhurmës rreth Google+, ka prezantuar aplikacionin Disco për komunikim grupor, veglën PoolParty për këmbim social të fotografive, dhe tani edhe web sajtin Prizes.org. Shërbimi më i fundit është njëfarë lloj burse për zgjidhje të problemeve në këmbim të parave përmes krijimit të "garave” apo konkurseve të ndryshme. Sajti është në disponim për të githë me account të Twitter ose Facebook, por tani për tani shfrytëzuesit e thjeshtë munden vetëm ta vështrojnë.
Për shkak që në këto sajte askund nuk theksohet Google branding, shumë analistë i kanë shpallur këto sajte si "plani B” në rast se Google+ nuk ecën si duhet.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus