Kryesore » 2012 » Maj » 23 » Google emëroi shefin e ri të Motorola Mobility
7:53 PM
Google emëroi shefin e ri të Motorola Mobility
Google kompletoi blerjen prej 12.5 miliardë dollarësh të Motorola Mobility Holdings dhe emëroi shefin e ri ekzekutiv (CEO) për prodhuesin e telefonëve celularë, i cili premtoi se do të angazhohet maksimalisht për të arritur rezultate sa më të mira.Google, njoftoi të martën se CEO i deritanishëm i Motorola, Sanjay Jha ka dhënë dorëheqje dhe është zëvendësuar nga Dennis Woodside, ish president i Google për rajonin e Amerikës.Woodside, sipas Google, ishte mbikqyrës i planifikimit për integrimin e Motorola. Jha do të mbetet edhe për ca kohë për ta ndihmuar menaxhimin e fazës tranzitore.
Marrëveshja u arrit vetëm disa ditë pasi të dy kompanitë morrën miratimin për blerje nga qeveria kineze. Rregullatorët europian dhe amerikan e miratuan këtë marrëveshje qysh në muajin shkurt.

Për ta fituar miratimin në Kinë, Google premtoi se do ta mbajë burimin e hapur për telefonin e vet celularë Android për së paku edhe pesë vjet dhe u zotua për tarifa më të arsyeshme për licencat teknologjike.

Motorola Mobility, do të jetë degë krejtësisht e pavarur nga Google.
Woodside punësoi një varg punonjësish ekzekutiv për ta drejtuar kompaninë, në mesin e tyre edhe Vanessa Wittman-in, ish kryeshefe e financave e kompanisë Marsh & McLennan Cos Inc, si kryeshefe të financave të Motorola Mobility.

Mark Randall, ish zv.president i zinxhirit furnizues i tabletëve Kindle, u emërua në pozitën e shefit të njësisë për furnizime.

Kompania gjithashtu, do të mbajë disa nga drejtuesit e Motorola-së, duke përfshirë edhe Igbal Arshad në pozitën e drejtuesit të zhvillimit të produkteve dhe Dan Moloney si drejtues i tregut të pajisjeve harduerike.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus