Kryesore » 2011 » Maj » 25 » Google Docs pa qasje në Internet
1:47 PM
Google Docs pa qasje në Internet
Google ka bërë të ditur se gjatë kësaj vere do të prezantojë versionin e paketit të vet për aplikacione për zyrë Google Docs që do të mund të punojë edhe kur nuk jemi të lidhur në Internet.
Tani për tani aplikacionet janë duke u testuar në mënyrë interne në Google, por nuk është e qartë se sa ka vërtet interes për versione të tilla të aplikacioneve. Google thekson interesimin e dobët si arsye për heqjen dorë nga tentativat e mëhershme të publikimit të offline versionit të Google Docs të paralajmëruar qysh në vitin 2008. Po ashtu, përkrahje e kufizuar për ekzekutim pa lidhje kah Interneti ekziston edhe tani, por shfrytëzimi i saj është goxha i komplikuar.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus