Kryesore » 2012 » Shtator » 2 » Google dënohet për përcjellje të shfrytëzuesve të Safari
11:34 PM
Google dënohet për përcjellje të shfrytëzuesve të Safari
Komisioni federal tregtar amerikan (FTC) e ka dënuar kompaninëGoogleme 22,5milionë dollarë për shkak të përcjelljes së shfrytëzuesve të browserit Safari.Në FTC theksojnë që me këtë dënim dëshirojnë të dërgojnë porosi të qartë për të gjitha kompanitë që të respektojnë premtimet lidhur me privatësinë e shfrytëzuesve të tyre. Google shfrytëzuesve të Safarit u kishte vendosur cookie për përcjellje të sjelljeve të tyre edhe pse pohonte që ato do të anashkaloheshin automatikisht për shkak të mënyrës me të cilën Safari menaxhon me cookiet. Edhe pse ky është dënimi më i madh i dhënë nga FTC për shkelje të rregullave të saj, Google me siguri nuk do të ketë problem ta
paguajë atë pasi që në çerekun e fundit kjo kompani ka pasur 2,8miliardë dollarë fitimdhe 12,8miliardë dollarë qarkullim.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus