Faqet e çastit, një veçori kjo e cila mundëson ngarkim të çastit të disa uebfaqeve të caktuara, është vendosur si verison për shfletuesin Google Chrome.Kjo veçori, e cila u paraqit para disa javëve nëpërmjet kanalit beta të Chrome, parangarkon disa nga rezultatet e kërkimit në Google përpara se t’i klikoni, duke e përshpejtuar procesin e ngarkimit shumë më të shpejtë se në gjendjen e zakonshme. Verisoni i ri stabil i Chrome sjell një varg të veçorive të reja, si "print preview” (vetëm për përdoruesit e sistemeve Windows dhe Linux), po ashtu edhe përmirësimet në omnibox (kombinimet në Chrome të kutisë së kërkimit dhe shiritit të adresës), i cili tani e bën më të lehtë shkuarjen në faqet që i keni vizituar më parë, duke shkruar një pjesë të adresës së faqes dhe duke e dërkuar faqen përgjatë një menyje që bie poshtë
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus