Kryesore » 2011 » Qershor » 15 » Google Chrome 12 me veçori të reja
4:16 PM
Google Chrome 12 me veçori të reja
Chrome është një shfletues shumë i mirë i ndërtuar nga Google. Që kur u paraqit për herë të parë, Chrome ka sfiduar denjësisht shfletuesit e tjerë si Internet Explorer, Firefox, Safari dhe Opera. Me një paraqitje të thjeshtë dhe të çelët, Chrome është mjaft i përshtatshëm për t’u përdorur për shfletim të uebit.
Google Chrome vazhdon që të zgjerojë funksionimin e shfletuesve me lëshimin e fundit të versionit stabil të radhës – Google Chrome 12. Ky softuer është i gatshëm për përdoruesit e Windows, Mac dhe Linux. Shfletuesi ka përmirësuar sigurinë, privatësinë dhe mbështetjen për grafikë.
Veçoritë e Chrome 12
Integrim i sinkronizimit të opsioneve brenda faqes
Përshpejtim harduerik 3D CSS

Mbrojtje me shfletim të sigurtë kundër skedarëve keqdashës

Mund të fshijë cook-it e Flash brenda shfletuesit Chrome

Lexues i përmirësuar i ekranit

Paralajmërime të reja kur shtypet Command-Q në Mac

Lëshon aplikacione nëpërmjet emrave nga Omnibox

Është largues i Google Gears
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus