Kryesore » 2012 » Shtator » 6 » Golfi i ri i Volkswagenit korr kritika nga Greenpeace
11:22 AM
Golfi i ri i Volkswagenit korr kritika nga Greenpeace
Makina e re Golf përbën gjeneratën e shtatë të këtij tipi, por sipas Greenpeace ky ka nevojë për përmirësime për shkak të konsumit të lartë të karburantit. Ajo shihet si motor i fortë për rritjen e shitjeve. Koncerni automobilistik Volkswagen shpreson se me Golfin e ri do të marrë një shtysë tjetër në rrugën për të arritur në kulmet e tregut botëror dhe nuk do të tërhiqet për shkak të rënies së shitjeve në tregjet evropiane. Shefi i koncernit Volkswagen Martin Winterkorn e prezantoi shpresën e re të bestsellerit nga Wolfsburgu gjatë një ceremonie të zhvilluar në Galerinë e re Kombëtare në Berlin. Në ceremoni qe i pranishëm edhe kryetari i bordit mbikëqyrës të Volkswagenit, Ferdinand Piech. Makina e re Golf përbën gjeneratën e shtatë të këtij tipi."Ne e konsiderojmë Golfin e ri si ambasadorin e Volkswagenit në botë, si motor të fortë për shitje, për investime dhe vende pune të sigurta, dhe natyrisht edhe si një arritje të madhe teknologjike. Ai dallohet nga një cilësi tepër e lartë, guxim dhe aftësi për të ecur në rrugë të reja sidomos sa i përket substancës deri në detajin më të vogël."Shefi i koncernit Volkswagen Martin Winterkorn tha se autovetura e re e markës Golf është jo vetëm ekonomike sa i përket harxhimit por edhe ekologjike: "Një gjë e patëm vërtet si çështje tejet të rëndësishme, çështje zemre, që Golfi i ri të jetë një sinjal i qartë dhe i pagabueshëm për një mobilitet ekologjik. Kjo është arsyeja pse kemi zhvilluar një motor të ri, mjaft efikas dhe e kemi reduktuar konsumin e karburantit deri në 3.2 litra. Po për këtë arsye ne do të fusim në përdorim të gjithë spektrin e motorëve alternativë. Golfi i ri nuk është vetëm 'makinë', por për ne është 'makinë e mjedisit".

Greenpeace: Volkswageni ka nevojë për përmirësime



Karsten Smid

Karsten Smid, ekspert për mbrojtjen e ambientit pranë organizatës Greenpeace, mendon se modeli i ri Golf që prezantoi Volkswageni ka nevojë për përmirësime sa u përket elementeve ekologjike: "Ajo që ofron Volkswageni me Golfin e ri duket mjaft qartë që nuk i plotëson objektivat ekologjike për mbrojtjen e mjedisit. Golfi me naftë si versioni që harxhon më pak karburant, është hedhur në treg me modelin BlueMotion 6-7 vjet më parë. Kështu që ulja e sasisë së harxhimit të karburantit është realizuar nga modeli paraardhës. Modeli me benzinë është në aspektin ekologjik edhe më i keq. Për ne është shumë e qartë që objektivi për të ofruar një model ekologjik nuk është arritur, dhe kërkesa jonë është që autovetura e re Golf që prezantoi Volkswageni ka nevojë për përmirësime për shkak të konsumit të lartë të karburantit."
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus