Kryesore » 2012 » Qershor » 10 » Gjysma e telefonave, tërë ditën në Facebook
1:15 PM
Gjysma e telefonave, tërë ditën në Facebook
Për Facebook nuk ka pothuajse asnjë periudhë ditore në të cilën bie përdorimi i faqes. Natyrisht, kur dihet numri prej 900 milionë anëtarëve të cilët janë aktiv në rrjetin më të madh social, kryesisht të lidhur përmes telefonave të mençur mobil. Gjatë një fjalimi në një konferencë, Dave Caputo, drejtor i kompanisë Waterloo, tha se "ne jemi duke e zbuluar se gjysma e telefonave të mençur mobil janë të lidhur me Facebook, çdo orë dhe çdo ditë, dhe kjo nuk është për tu befasuar kur dihet se shumica e faqeve në internet tashmë kanë së paku një llogo të rrjetit social të integruar në faqen e tyre. Megjithatë, pyetja shtrohet se sa shpesh përdoruesit e Facebook janë të çkyqur nga faqja, gjatë kohës sa ata përdorin telefonin e tyre mobil. Në fakt, nëse ju nuk vendosni ta mbani Facebook-un hapur në telefonin tuaj mobil, atëherë kjo domethënë se rrjeti social ju numëron juve dhe aktivitetin tuaj në faqe, dhe kjo gjë e rrit raportin e Facebook, përpos në rastet kur përdoruesi e mbyll aplikacionin
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus