Kryesore » 2012 » Mars » 22 » Gjashtë vjetori i rrjetit Twitter
3:40 PM
Gjashtë vjetori i rrjetit Twitter
Dorsey ishte njëri nga njerëzit kyçë në ditët e para të rrjetit shoqëror Twitter dhe sot ai ende shërben si kryetar ekzekutiv dhe drejtues i produktit të ndërmarrjes, duke e kombinuar punën me rolin e tij si CEO i Square (një tjetër ndërmarrje në të cilën ai është bashkëthemelues).Cicërima e tij e parë "twttr” ishte e para nga miliarda sosh të cilat po shtohen.Ja disa fakte interesante: u desh të kalonin tre vite, dy muaj dhe një ditë që të arrihej cicërima e njëmiliardtë dhe u desh që të kalonin 18 muaj për 500,000 përdoruesit e parë për t’u regjistruar.
Ndërmarrja Twitter ka arritur të kalojë një rrugë të gjatë që kur u bë publike cicërima e parë "Twttr” dhe sot disa vlerësime tregojnë që 500 milionë njerëz janë duke e përdorur këtë shërbim për të marrë informacion në kohë reale dhe për rrjet shoqëror.Herën e fundit që Twitter tregoi numrin e përdoruesve të regjistruar në shërbim ishte në muajin prill, kur u lajmërua që më tepër se 200 milionë njerëz tashmë ishin regjistruar. Twitter thotë që "më shumë se” 100 milionë përdorues ishin aktivë në vitin 2011. Ai numër është me siguri i ngritur, por ka kaluar një kohë që kur Twitter ka ofruar numra të përditësuar.Gjatë tetorit të vitit të kaluar, Twitter tha që ishin duke u bërë 250 milionë cicërime gjatë ditës, një numër ky i cili duket që deri më tani mund të ketë shënuar ngritje
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus