Kryesore » 2012 » Korrik » 25 » Gartner: Windows 8, "i keq" për shfrytëzuesit desktop
4:56 PM
Gartner: Windows 8, "i keq" për shfrytëzuesit desktop
Shtëpia analitike Gartner në mënyrë goxha direkte e ka përshkruar përvojën Windows 8 për shfrytëzuesit desktop si "të keqe”.Drejtori i hulumtimeve nga kjo kompani, Gunnar Berger, në recensionin e vet pesëpjesësh për sistemin e ardhshëm operativ ka qartësuar se mendon që Windows 8 është i mirë për pajisjet e bazuara në touch, dhe posaçërisht që tejkalon problemet e pajisjeve të ngjashme kur bëhet fjalë për startimin e aplikacioneve enterprise. Është i kënaqur edhe me procesin e instalimit dhe përkrahjen për një numër të madh të driverëve, që së bashku bëjnë që tabletët Windows 8 më në fund të eliminojnë nevojën e shfrytëzuesve për të bartur me vete laptopin dhe iPadin në punë.

Por, rezultatet e anketës në terren nuk janë aq të mira. "Kohë më parë kemi bërë një hulumtim të madh në terren dhe kur i kemi pyetur shfrytëzuesit se a mendojnë për Windows 8, shumica prej tyre vetëm kanë buzëqeshur. Shumica e kompanive enterprise akoma janë në tentativa për të kaluar në Windows 7, dhe vetëm një numër i vogël i tyre janë të gatshme për Windows 8”. Por kjo nuk do të duhej të brengoste Microsoftin, sepse qëndrime të tilla të shfrytëzuesve enterprise kundrejt versioneve të reja të Windowsit tashmë janë bërë tradicionale.

Berger pohon që situata është krejt ndryshe kur nga ekuacioni largohet interfejsi touch. Për shkak të "largimit nga ekrani të menyve kyç në Windows 8 kur shfrytëzohet miu, të cilat mund të qasen lehtazi përmes prekjes ose swipe me gishta”, ai pohon që i është dashur të pyesë se si bëhet diçka në Windows dhe që kjo nuk i kishte ndodhur tashmë një kohë të gjatë.

Për këtë arsye ai beson që për shfrytëzuesit e desktop të Windows 8 do të nevojitet një kohë e caktuar e adaptimit. Do të shohim se a do të pranojnë shfrytëzuesit që të adaptohen apo do të protestojnë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus