Kryesore » 2012 » Mars » 30 » Galaxy S "Value Pack" në Korenë e Jugut
1:21 PM
Galaxy S "Value Pack" në Korenë e Jugut
Në fillim ishte menduar që Samsung Galaxy S do të kishte mundësi të përdorte versionin Ice Cream Sandwich të Androidit, por Samsung shumë shpejt tregoi që kjo nuk do të ndodhte. Në vend të kësaj, ndërmarrja propozoi një "Pako me vlera” që do të sillte disa veçori të ICS në Gingerbread. Ishte një lëshim i pakos i bërë gjatë muajit janar që ua dha përdoruesve idenë për të pritur dhe tani lëshimi zyrtar është duke u bërë në Korenë Jugore.
Samsung thotë që secili që ende përdor Eclair dhe Froyo duhet të përditësohet në Gingerbread përpara se të instalojë pakon e re. Kur ta bëjnë këtë gjë, ata do të kenë mundësi që të mund t’i shijojnë veçoritë e mëposhtme:

-Zhbllokimi i fytyrës

-Kapja e fotografive gjatë incizimeve të videove

-Mundësia për të ndryshuar madhësinë e tekstit në aplikacione të caktuara

-Shtesat dhe përmirësimet në lëshim dhe follderë.

Përdoruesit do të duhet ta kenë Kies 2.0 në mënyrë që të bëhet përditësimi në pajisjen e tyre e po ashtu edhe hapësirën e nevojshme të lirë për ta instaluar përditësimin. Samsung ofron gjithashtu përditësime për telefonat Galaxy K dhe Galaxy U. Nuk ka fjalë në atë se kur "Value Pack” do të vijë tek shtetet e tjera.

Derisa konsumatorët mund të mos jenë të kënaqur për të parë që ata nuk do të marrin versionin Ice Cream Sandwich të Android në Galaxy S të tyre, përditësimi për ICS për Galaxy S II tregoi që Samsung është përcaktuar për të mbajtur estetikën TouchWIy. Pjesë e paraqitjes së Ice Cream Sandwich ishte një ndërfaqe e rindryshuar e përdoruesve që është fshehur tërësisht ndër përditësimin TouchWiz në ICS Galaxy S II
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus