Kryesore » 2012 » Janar » 28 » Galaxy S 3 shfaqet në web të Samsung’ut
2:46 AM
Galaxy S 3 shfaqet në web të Samsung’ut
Nuk ka pasur asnjë fjalë në lidhje me paraqitjen apo debutimin e mundshëm të Samsung Galaxy S III, dhe prej specifikave që kemi arritur të shohim deri tani, çdo gjë sillet ende rreth asaj që po pritet të shfaqet në MWC.Sipas një lajmi prej PocketNow, Samsung me gjasë është ende duke konsideruar lansimin e Galaxy S III, që me fjalë të tjera nënkupton se ende është duke u diskutuar data e saktë. Megjithatë, një model i quajtur Samsung GT-i9300 është shfaqur në faqen zyrtare të Samsung për Emiratet e Bashkuara Arabe.Sa për ata që nuk janë në dijeni, Galaxy S ka shifra që fillojnë prej i90xx, dhe Galaxy S II ka filluar prej numrit i91xx kurse Galaxy Nexus prej i9250. Nëse e shtrojmë këtë ekuacion për të shikuar ndërlidhjen me Galaxy S II, atëherë kjo nënkupton se mund të kemi diçka në skenë që do të ndërlidhet drejtpërsëdrejti me këtë numër, dhe atë shumë shpejt. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus