Kryesore » 2012 » Dhjetor » 13 » Galaxy S4 me ekran fleksibil?
3:10 PM
Galaxy S4 me ekran fleksibil?
Sipas thashethemeve të reja gjenerata e re e telefonave mobilë nga linja Galaxy, madje edhe pasardhësi i Galaxy S III do të mund të ketë ekran fleksibil.Sipas thashethemeve të mëhershme Galaxy S4 do të duhej të ketë procesor katërbërthamësh dhe kamerë me 13 megapixelë, por sipas analistit Mark NeWman nga Sanford Bernstein, deklarata e të cilit i përcjell Reuters, modeli i ri do të mund të ketë edhe ekranin e "pathyeshëm” të krijuar nga xhami fleksibil. Samsungu tashmë një kohë të gjatë në panaire të ndryshme ka prezantuar ekranet e veta fleksibilie apo të mbështjellshme, por deri më tani pothuajse asgjë nga këto teknologji nuk janë në disponim në treg. Prandaj NeWman parashikon që pikërisht Galaxy S4 ose Galaxy S5 do të kenë ekran fleksibil ose madje edhe ekran i cili mund të mbështillet ose të përthyhet plotësisht deri në vitin 2014.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus