Kryesore » 2011 » Maj » 15 » Firmware hack shndërron MacPro të 2009-s në më të riun
11:19 AM
Firmware hack shndërron MacPro të 2009-s në më të riun
Gjenerata e fundit e makinave Macpro, e bazuar në platformën LGA 1366, sjell përkrahjen për gjeneratën e re të procesorëve Intel Xeon të gjeneratës Westmere, me modelet me gjashtë bërthama në krye të ofertës. Përkrahja për procesorët e rinj gjendet, sikurse edhe në kompjuterët PC, në BIOS, pra tek Apple në EFI BIOS, ndërsa një shfrytëzues i forumit të dedikuar për Mac hacking, netkas.org, ka gjetur mënyrën që firmwarein e ri ta instalojë në Mac Pro makina të vjetra nga viti 2009dhe kështu të mundësojë instalimin e procesorëve të rinj. Dhe jo vetëm të procesorit, por edhe të memories diç më të shpejtë, ndërsa është hapur edhe mundësia e shfrytëzimit të daljes mini DisplayPort edhe për përmbajtje audio.
Shfrytëzuesit e këtyre makinave tani mund të blejnë procesorin adekuat (me siguri nga eBay) dhe të bëjnë upgrade të makinës për relativisht pak para dhe kështu ta shndërrojnë në gjeneratën më të re.
Më detajisht mund të informoheni në adresën:http://forum.netkas.org/index.php/topic,852.msg5004.html#msg5004/.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus