Kryesore » 2012 » Mars » 14 » Firefox 11 vjen me diçka për të gjithë
1:56 PM
Firefox 11 vjen me diçka për të gjithë
Versioni i ri i radhës i shfletuesit Firefox vjen me diçka për çdokënd. Zhvilluesit do të marrin një vegël të re për 3D për të virtualizuar kodin drejtpërdrejt në ueb, ndërsa mundësia për sinkronizim të shtojcave përfshin më tepër se sa vetëm zhvilluesit.Mundësia për sinkronizim të shtojcave dhe dy vegla të reja për zhvillues janë gjërat kryesore që përfshihen në lëshimin gjatë e versionit 11 të shfletuesit Firefox. Versioni i qëndureshëm i shfletuesit që mund të shkarkohet tani, Firefox 11 ua mundëson që t’i përdorni të njëjtat shtojca (ang. add-ons) përgjatë shumë desktopëve. Teksa kjo mundësi ka qenë e mundshme në Google Chrome që nga fundi i vitit 2010, futja e kësaj mundësie ka qenë e pabarabartë. Do të ishte interesante të shihet se si Firefox arrin ta bëjë këtë gjë. Ju mund ta bëni sinkronizimin e shtojcave nga tabi Sync në dritaren Options.Një përfaqësues nga Mozilla i tregoi CNET që nuk do të ketë gjatë ditës së djeshme ndonjë përditësim madhor për versionin për Android të Firefoxit. Megjithëse versioni për celularë i shfletuesit ka qenë në të njëjtin qark prej gjashtë javëve të lëshimit të versionit për desktop, vendimi i Mozilla për ta ndërruar në një ndërfaqe më autoktone për Android e ka penguar lëshimin e përditësimit që nga muaji janar. Së bashku me mundësinë për sinkronizim të shtojcave, Firefox tani i bën vetvetiu të përshtatshme shumicën e shtojcave.Firefox 11 shton gjithashtu dy opsione të reja në shiritin e veglave të zhvilluesve. Opsioni i parë, që veç u cek më lart, ka të bëjë me mundësinë për shikimin në 3D të faqes dhe ky opsion është quajtur Tilt. Për dallim nga "View Source”, Tilst është një mundësi e fuqizuar me WebGL që paraqet dukjen e një kodi të papërpunuar ngjashëm sikurse që do ta shohë publike kur të dalë drejtpërdrejt në faqe. Mozilla thotë që kjo do të ndihmojë në paraqitjen e lidhjes në mes të përvojës në faqe dhe kodit.

Tilt mund të lëshohet duke zgjedhur 3D në View në Page Inspector
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus