Kryesore » 2013 » Nëntor » 30 » FIFA me aplikacione falas në iOS dhe Android
10:04 AM
FIFA me aplikacione falas në iOS dhe Android

Tani që dihet se 32 kombëtare të futbollit do të jenë në kërkim të dominimit global të futbollit në Brazil, FIFA-s, organit më i lartë drejtues i këtij sporti, vendosi se ishte koha e duhur për lansimin e një sërë aplikacionesh për sistemet më të famshme mobile në botë, iOS dhe Android.
Aplikacione zyrtare mobile, të cilat janë pa pagesë, përfshijnë përmbajtje interesante për tifozët e futbollit, pasi që të njëjtat ofrojnë shumë gjëra që lidhen me futbollin e shteteve si, duke përfshirë lajme, video, foto dhe rezultate të ndeshjeve nga rreth 200 liga.

Aplikacionet zyrtare të FIFA-së mundësojnë përzgjedhjen e deri tri kombëtareve, klubeve dhe garave të preferuara, duke u mundësuar përdoruesve të aplikacioneve mobile qasje të lehtë në informata nga klubet dhe ngjarjet e futbollit që ata duan ti ndjekin.

Më mirë akoma, FIFA ka njoftuar se do ta bëjë transmetimin direkt të shortit "2014 World Cup Final Draw”, e cila mbahet më 6 dhjetor, duke u mundësuar tifozëve të ekipeve të kombëtareve të ndryshme të mësojnë se çfarë do të ndodhë me kombëtaret e tyre.

Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus