Fermerët janë duke shfrytëzuar faqet e rrjeteve sociale si Twitter e
Facebook për të promovuar biznesin e tyre dhe për të rritur të hyrat e
tyre...Sipas një ankete të bërë në Britani të Madhe me fermerë të kësaj
zone, është arritur një rezultat që tregon se fermerët janë duke
shfrytëzuar Facebook’un e Twitter’in, për të marr këshilla, ide dhe për
të qenë në trend me zhvillimet më të fundit.Pothuajse 53 për qind prej 1,000 të anketuarve kanë thënë se përdorin
rrjetet sociale, dhe arsyeja kryesore prapa kësaj është komunikimi me
konsumatorët dhe diskutimi për çështjet e ndërlidhura me fermat.Një numër më i vogël e përdorin "si një linjë direkte” me krijuesit e
politikave dhe politikanët, në mënyrë që të jenë në trend me krizat
ekonomike dhe rritjen e çmimeve, ndërsa 87 për qind i kanë përshkruar
rrjetet sociale si një vegël "efektive”.Rezultatet e ankesës nga JCB Workwear gjithashtu sinjalizojnë një
gjendje optimiste në mesin e fermerëve, pavarësisht raporteve se disa
sektorë janë në rënie. 14 për qind prej tyre kanë thënë se përdorin edhe
rrjetet sociale për të sfiduar izolimin rural dhe 28 për qind për të
komunikuar direkt me konsumatorin. E pothuajse një në dhjetë thanë se
puna me ferma është "puna e jetës së tyre”.
Athua sa fermerë në Kosovë shfrytëzojnë rrjetet social, veçanërisht
për promovim të biznesit? Nëse jeni në dijeni për diçka të tillë na
komentoni mëposhtë..
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus