Kryesore » 2012 » Qershor » 16 » FB bën milionerë shefat, hapin kompanitë e tyre
1:41 PM
FB bën milionerë shefat, hapin kompanitë e tyre
Shefi i teknologjisë së Facebook-ut, Brett Taylor, ka dhënë dorëheqjen nga rrjeti social për të krijuar në javët në vazhdim një tjetër kompani, kësaj here të tijën. Muajin e kaluar, Facebook qarkulloi aksione të kompanisë në bursën e Nasdaq, duke bërë shumë prej punonjësve të tij milionerë brenda natës.Shumë spekuluan në atë kohë që disa do të lëviznin në drejtime të tjera. Dhe është pikërisht kjo ajo që po ndodh.Aksionet e Facebook-ut kanë rënë ndjeshëm në 30 $, 21% nga në çmimi fillestar prej 38 $.Kompania gjithashtu është duke u paditur nga aksionerët e pakënaqur, të cilët pretendojnë se shifrat e rishikuara të rritjes së Facebook nuk u janë paraqitur të gjithë investitorëve para kuotimit në bursë.Por Morgan Stanley, agjenti kryesor i shitjeve të aksioneve, tha se kishte përputhje të plotë me rregullat.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus