Kryesore » 2012 » Maj » 16 » Facebook teston promovimin e posteve për para
9:27 PM
Facebook teston promovimin e posteve për para
Facebook ka filluar testimin e shërbimit të quajtur "Highlight an Important Post”, i cili shfrytëzuesve u mundëson që për dy dollarë të veçojnë statuset dhe postet e tyre te miqtë e tyre në Facebook. Pagesa bëhet përmes PayPal ose kartelave kredituese, dhe më pas miqtë dhe shokët e shfrytëzuesit për një kohë të caktuar në krye të Facebook News Feed të tyre do të shohin vazhdimisht postin e promovuar.
Posti nuk do të ketë kurrfarë kornize apo hijezimi, i cili do ta theksonte në krahasim me postet e papapaguara, por vetëm do të gjendet në pozitë më të volitshme në feed.

Shërbimi tani për tani po testohet në Zelandë të Re, ku shfrytëzuesit kishin menduar që bëhet fjalë për ndonjë mashtrim online – por, zëdhënësja e Facebook për Australi dhe Zelandë të Re, Mia Garlick, ka konfirmuar që kjo kompani është duke testuar shërbimin me pagesë.

Pagesa për promovimin e posteve do t’u dedikohet vetëm shfrytëzuesve të thjeshtë, dhe jo edhe profileve të kompanive. Testimi dhe futja eventuale e një opsioni të tillë është rezultat i daljes së shpejti të Facebookut në bursë, ku do të duhet të tërheqë investitorë me planet për rrjedhje stabile të të hyrave.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus