Kryesore » 2012 » Shkurt » 18 » Facebook të bën më pak të lumtur
12:09 PM
Facebook të bën më pak të lumtur
Studime të kryera gjatë viteve të fundit tregojnë se personat që përdorin shumë mediat sociale priren të jenë më pak të lumtur se personat që nuk i përdorin ato. Por një studim i ri akademik thotë se mediat sociale si Facebook-u mund të ndikojnë gjithashtu në mënyrën se si ne perceptojmë lumturinë e të tjerëve. Studiues të Universitetit Utah Valley në Orem, të shtetit Utah pyetën qindra studentë, për të zbuluar se si ndikonte tek ata koha që kalonin duke parë aktivitetet e njerëzve të tjerë në Facebook. 
Studiuesit vunë re se studentët që e përdornin Facebook-un më tepër ishin më të prirur të mendonin se njerëzit e tjerë kishin një jetë më të lumtur e më të mirë. Kjo vihej re veçanërisht tek studentët që lejonin më tepër të panjohur në faqet e tyre në Facebook. Ata dëgjojnë gjithë këto gjëra të mrekullueshme që u ndodhin njerëzve të tjerë dhe i krahasojnë me veten. Ata mendojnë për veten: Jeta ime nuk është aq interesante apo e kënaqshme sa duket ajo e të tjerëve. shpjegoi psikologu Tod Kashdan. 

Në rastin e Facebook-ut, është e lehtë të mendohet se miqtë janë gjithmonë aq të lumtur sa shfaqen në profilin e tyre sepse ata nuk paraqesin aty ngjarje apo veti negative, por vetëm ato pozitive.

Psikologët thonë se përdoruesit e Facebook-ut mund të zbusin ndikimet negative, duke u përqëndruar tek miqtë e tyre të vërtetë dhe jo tek ata miq të Facebook-ut që nuk i njohin mirë
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus