Kryesore » 2012 » Nëntor » 30 » ‘Facebook’ sjell thirrjet
2:40 PM
‘Facebook’ sjell thirrjet
‘Facebook’ vazhdon të zhvillohet dhe zgjerohet edhe përkundër faktit që ky rrjet shoqëror ka arritur shifrën prej një miliard përdoruesve. ‘Facebook’ ka bërë të ditur një opsion të ri të cilin kompania planifikon që t’ua prezantojë përdoruesve të saj. Në fakt, përdoruesit e ‘Facebook’-ut, së shpejti do të kenë mundësinë që të thërrasin njëri-tjetrin përmes sajtit ose përmes aplikacionit mobil që e përdorë shërbimin që është i dizajnuar që të konkurrojë me shërbimet siç janë ‘Skype’ dhe ‘WhatsApp’. ‘Party Call’ do të jetë në dispozicion që nga vera e ardhshme në Francë para se të jetë në dispozicion në shtetet tjera. Si duket ‘Facebook’ është duke u përgatitur seriozisht për këtë hap duke pasur parasysh që karakteristika pritet të dalë verën e ardhshme.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus