Kryesore » 2012 » Gusht » 23 » Facebook paditet per Timeline
5:37 PM
Facebook paditet per Timeline
Nje kompani kineze ka ngritur padi kunder Facebook-ut, duke pretenduar se i ka kopjuar pamjen Timeline.
Cubic Network eshte nje faqe ueb e stilit Pinterest e cila u krijua 4 vite me pare. Ajo tregonte video dhe foto ne menyre kronologjike, pak a shume ne menyre te ngjashme me Facebook-un, ne 9 shkurt 2008. Xiong Wanli, themeluesi i Cubic Network, i diplomuar nga Harvard, mbajti nje fjalim ne Universitetin Stanford per sa i perket Timeline.Sipas China Youth Daily, Mark Zuckerberg mori gjithashtu pjese ne kete ngjarje.Facebook-u e lancoi Timeline ne 2011, 3 vjet pas Cubic Network. Ajo u be e disponueshme per te gjithe qe nga dhjetori i vitit te kaluar. Cubic Network e dinte fuqine e patentave te Facebook, keshtu qe vendosi te marre masa vetem pasi ishte konsultuar me avokate amerikane.
Wanli thote gjithashtu se logoja e Facebook F8 Developer Conference eshte shume e ngjashme me logon e Cubic. Ai shton se qendra R&D e Cubic Network ishte e quajtur F8 para se Facebook-u te bente konferencen vjetore.

Vete themelimi i Facebook-ut ishte nje debat ligjor midis Mark Zuckerberg dhe vellezerve Winklevos.
Ky debat ishte edhe skenari baze i filmit The Social Network. Kompani te tjera kineze kane kryer gjithashtu padi, si p.sh.

Proview ngriti padi ndaj Apple per emrin iPad, pasi vete kompania kineze e kishte prezantuar ne 2000 dhe ironikisht ajo ngjasonte me nje iMac te vjeter.
Apple e bleu kete simbol para se te nxirrte produktet e veta, por Proview thote se nje gje e tille nuk ka ndodhur.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus