Kryesore » 2011»Tetor»26 » “Facebook” në akuzë, rrit fiktivisht përdoruesit?
5:05 PM
“Facebook” në akuzë, rrit fiktivisht përdoruesit?
"Facebook” është vendosur në qendër të spekulimeve, për krijimin e informacioneve shtesë, të cilat përdoren për t’i rritur vlerën rrjetit social më popullor në botë. Akuzat janë bërë nga Komisioneri Irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave Kompiuterike, i cili pretendon se kompania e drejtuar nga Mark Zuckerberg ruan ose krijon adresa e profile të paqëna. Megjithatë, "Facebook”, i cili numëron 800 milion përdorues, i ka mohuar të gjitha spekulimet, duke i cilësuar si "gënjeshtra keqdashëse”.I pari që hodhi dritë mbi skandalin ishte një student 24-vjeçar i informatikës, i cili i bëri kompanisë një kërkesë zyrtare që t’i dërgonte të dhënat e tij personale. "Facebook” iu përgjigj duke i dërguar një cd ku përfshihej i gjithë aktiviteti që në hapjen e profilit, por gjithashtu ishin prezente edhe shumë informacione të fshira. Në database, duket se ruhen edhe emailet që përdoruesit i nisin shokëve të tyre ftesën për t’u bashkuar në Facebook, edhe nëse ata nuk regjistrohen në të.
Vetë studentit i figuronin disa adresa emaili. Të gjitha kishin qenë të tijat, por ai i kishte ndryshuar vazhdimisht duke i mbivendosur. Ruajtja e adresave, sipas studentit irlandez, lejon "Facebook” të rrisë vlerën e tij në mënyrë fiktive.
Në çështjen e hapur në një gjykatë europiane, e cila ka juridiksion për të gjykuar "Facebook” në kontinent, avokatit e studentit pretendojnë edhe që kërkesa e informacioneve si opinionet politike, besimet fetare apo orientimi seksual thyejnë të drejtën e privacisë dhe krijojnë premisat për abuzim me të thëna personale.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus