Facebook tani do të ju lejojë të vendosni nëse miqtë tuaj mund të
bashkëngjitin emrin tuaj në një foto përpara se ajo të qarkullojë në
internet.
Aktualisht, ata mund të shtojnë emrin në një foto në Facebook pa
miratimin apo dijeninë tuaj. Mund ta largoni më vonë, por vetëm pasi
shumë të tjerë të kenë parë një foto të sikletshme tuajën. Tani mund të
insistoni në para-miratim.
Deri tani thuhet se ky ndryshim nuk do të prekë faktin nëse miqtë
tuaj do të shtojnë një foto tuajën, por vetëm nëse emri yt do të
bashkëngjitet në të.
Kompania gjithashtu informoi se ka në plan të bëjë ndryshime të
tjera në lidhje me kontrollin e privatësisë. Ndryshimet pritet të
fillohen të enjten.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus