Kryesore » 2012 » Korrik » 22 » Facebook mundëson modifikimin e komenteve
0:50 AM
Facebook mundëson modifikimin e komenteve
Të gjithë e kemi përjetuar këtë problem, kemi shkruar diçka gabim dhe kemi dashur ta modifikojmë. Por deri tani Facebook nuk na e ka ofruar këtë mundësi. E vetmja zgjidhje ishte të fshije komentin dhe ta shkruaje sërish nga fillimi.
Por, duke nisur nga dita e enjte e kësaj jave, të gjithë përdoruesit do të kenë mundësi të modifikojnë komentet e tyre. Opsioni shfaqet në anën e djathtë të komentit, përmes një ikone të ngjashme me një laps. Pas klikimit, ju shfaqen dy alternativa – të modifikoni apo ta fshini komentin.Faqja do të mbajë edhe një listë me të gjitha modifikimet që i janë bërë një komenti. Në këtë mënyrë, nëse dikush pëlqen një koment dhe më pas ai modifikohet, përdoruesit mund të shohin të plotë të gjitha ndryshimet që i janë bërë atij komenti.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus