Kryesore » 2012 » Shkurt » 2 » Facebook ka krijuar 232 mijë vende pune
11:14 AM
Facebook ka krijuar 232 mijë vende pune
Facebook një rrjet social me 800 milion përdorues çdo ditë lë pa punë million persona por ka nga ata që edhe janë punësuar me popullarizimin e rrjetit. Sipas të dhënave të kompanisë Deloitte, Facebook ka arritur të krijojë rreth 232 mijë vende pune në Evropë. Me anë të Facebook, ndërmarrjet kanë komunikuar dhe reklamuar më mirë produktet e tyre, duke rritur të ardhurat nga shitja dhe më pas kanë zgjeruar aktivitetin. Kompanitë që kanë pasur më shumë sukses fal Facebook janë ato që prodhojnë produkte teknologjike. Studimi tregon se vendet e punës janë hapur duke rritur të ardhurat e kompanive. Vetëm kompanitë në BE, fal Facebook kanë arritur të grumbullojnë rreth 15.3 miliardë euro nga reklamimi dhe vendosja e kontakteve me klientët me anë të rrjetit social
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus