Kryesore » 2011 » Shtator » 8 » Facebook ka dyfishuar të hyrat për gjysmën e parë të vitit
7:02 PM
Facebook ka dyfishuar të hyrat për gjysmën e parë të vitit
Të hyrat e Facebook janë dyfishuar gjatë gjysmës së parë të vitit dhe kanë arritur në 1.6 miliard dollarë thuhet në një raport të publikuar së fundi.Reuters thekson se të hyrat neto të Facebook për periudhën në fjalë kanë arritur në 500 milion dollarë. Si kompani private, Facebook nuk raporton publikisht raportet financiare por eMarkter ka parashikuar se kompania do të ketë të hyra globale prej 4.05 miliard dollar për vitin 2011.Dhe një zëdhënës i eMarketer ka theksuar se të dhënat e detajuara nga Reuters janë në koordinim me raportet e tyre për shkak se çereku i tretë dhe i katërt sjellë më shumë të hyra sesa çereku i parë dhe i dytë.Raporti në fjalë arrin në një moment kur vlera e kompanisë thuhet se ka arritur në 100 miliard dollarë, dhe IPO pritet të ndodh gjatë vitit 2012.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus