Kryesore » 2011 » Maj » 25 » Facebook fushatë kundër Google?
4:00 PM
Facebook fushatë kundër Google?
Këto ditë po diskutohet shumë mbi një fushatë sulmi të Facebookut ndaj gjigandit Google dhe duket se të dhënat financiare të dy kolosëve i japin shpjegim këtij dyshimi.
Të dyja kompanitë prej kohësh janë në një garë të fortë mbi fitimin e miliona dollarëve online. 
Google i siguron fitimet e saj më të mëdha nga kërkimet dhe programet si AdWords dhe AdSense. 
Nga ana tjetër Facebook, arriti një fitim mbresëlënës vitin e kaluar prej 1,86 miliardë $ dhe fitimet e tij janë akoma në rritje e sipër. 

Për vitin 2011, pritet që Facebook të arrijë një fitim nga reklamat (ads) prej 4,5 Bilion $ nga të cilat 2,19 Bilion $ vijnë nga tregu amerikan i reklamave.

Një fakt interesant është se të dy korporatat nuk po ndërtojnë aplikacione në internet me justifikimin për të mbrojtur privatësinë e përdoruesve, por arsyeja e vërtetë është se janë të përqëndruara në fitimet sa më të mëdha monetare.

Kjo luftë në distancë i ka rritur tensionet mes dy kompanive sepse të dyja duan që të marrin pjesën më të madhe të tortës miliarda-dollarëshe të tregut të internetit, por për momentin nuk ka asnjë fakt "konkret apo provë" që të vërtetojë se Facebook ka nisur një fushatë sulmi ndaj Google
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus