Kryesore » 2012 » Maj » 28 » Facebook do të prodhoj smartfonin e vet
3:01 PM
Facebook do të prodhoj smartfonin e vet
Sipas një raporti të ‘The New York Times’, thuhet se Facebook është në përpjekje që gjatë vitit 2013 të krijoj smartfonin e vet të parë.Projekti i koduar me shifrën ‘Buffy’, ka një numër të caktuar anëtarësh, duke përfshirë shtatë ish inxhinierë të Apple, të specializuar në softuer dhe harduer. Këta shtatë inxinierë kanë punuar në Apple, njëri nga këta inxhinierë ka punuar në iPhone kurse një nga ta në iPad.Facebook punëson ish inxhinier të AppleMe sa duket, kryeshefi Mark Zuckerberg "është i shqetësuar se në qoftë se ai nuk krijon një telefon celular në një të ardhme të afërt, Facebook-u do të bëhet thjesht një aplikacion për platforma tjera celulare.”Facebook është duke bashkëpunuar me HTC për të krijuar pajisjen, e cila do të ketë platformën e vet të veçantë. Sistemi operativ do të jetë i bazuar në Android të Google, thotë raporti.Me blerjen e fundit të Instagram-it dhe krijimin e Facebook Camera, kompania tashmë ka bazat për një sistem të Facebook të bazuar në Android. Përveç kësaj, supozohet se kompania është në kërkim të blerjes së Opera Software, krijuesi i shfletuesit mjaft të
popullarizuar Opera.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus