Kryesore » 2012 » Dhjetor » 4 » Facebook dëshiron të blejë “WhatsApp”
1:28 PM
Facebook dëshiron të blejë “WhatsApp”
Vazhdon përpjekja e Facebook për të blerë aplikacione. I radhës duket të jetë WhatsApp.
Sipas TechCrunch, Zuckerberg dëshiron të blejë WhatsApp dhe mesa duket aplikimet për të kanë nisur. Interesi i rrjetit social për të këtë aplikacion mesazhesh nuk habit, pasi WhatsApp është i pranishëm në çdo sistem telefonik .Pas arritjes së 1 miliard përdoruesve të Facebook, tetorin e kaluar Zuckerberg, u shpreh se do të përqëndrohej në shtimin e përdoruesve të rrjetit social në celular. Rreth 600 milion njerëz e përdorin smartphonin e tyre për të përditësuar statusin, për të ngarkuar foto dhe për t’i kthyer përgjigje komenteve në Facebook.
Blerja e "Instagram” në muajin prill, kishte të bënte me krijimin e një ekosistemi zgjidhjesh, nëpërmjet të cilave të qëndrohet më shumë kohë në rrjetin social e rrjedhimisht të shtohen reklamuesit.Megjithatë kjo bie ndesh me misionin e WhatsApp, i cili parashikon një pagesë të caktuar për ruajtjet në rrjet dhe nuk ka sponsorizime.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus