Kryesore » 2012 » Maj » 21 » Facebook blenë aplikacionin Karma
6:00 PM
Facebook blenë aplikacionin Karma
Ditën e premtë u tha se aplikacioni për celularë Karma është blerë nga Facebook. Lajmi erdhi menjëherë pas ditës së parë kur Facebook u bë kompani e tregtuar publikisht.Karma u mundëson përdoruesve të blejnë dhurata direkt nga celularët. Marrësit e dhuratave pranojnë një porosi me tekst për dhuratën e dërguar dhe më pas drejtohen në një Ueb faqe, ku mund ta shkruajnë adresën e marrjes.
Karma, e lansuar gjatë vitit 2011, tashmë është ndërlidhur me Facebook. Karma përpilohet nga profilet e rrjetit Facebook për t’i njoftuar përdoruesit për ditëlindjet e tyre. Sipas një postimi në blog nga themeluesit e Karmas, aplikacioni edhe pas blerjes do të vazhdojë të mbajë funksionet e veta.

Veçoritë komerciale të aplikacionit do të mund të tregonin planet e ndërmarrjes Facebook për t’u zgjeruar në atë lëmi. Ray Valdes, analist në Gartner, deklaroi që Facebook e ka "model të fuqishëm historik” blerjen e ndërmarrjeve për të fituar çasje në përvojat e tyre.

"Unë do të shpjegoja [lëvizjen] si talent të jashtëzakonshëm të blerjes, por gjithashtu përvojë në një domen të caktuar, që është në këtë rast ndërlidhja midis celularëve, komercializmit dhe shoqërisë,” tha Valdes.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus