Kryesore » 2012 » Maj » 26 » Facebook blen shfletuesin Opera?
10:52 PM
Facebook blen shfletuesin Opera?
Pas hyrjes në berzë gjatë këtij muaji, Facebook nuk ka humbur aspak kohë për të zgjeruar perandorinë e saj, pasi që menjëherë ka blerë shërbimin e dhuratave mobile – Karma, si dhe ka lansuar aplikacionin e ri mobil për fotografi, Facebook Camera.Tani, fjalët e fundit lidhur me rrjetin social thonë se Facebook është duke synuar të blejë shfletuesin e famshëm Opera, për të konkurruar me Google, Mozilla dhe rivalët e tjerë të cilët kanë ndonjë pjesë të tregut. Sipas një burimi të informacionit, Opera Software ka folur me Pocket Lint, dhe bazuar në deklaratat e tyre shfletuesi është duke kërkuar një blerës për biznesin e saj, dhe madje thuhet se për këtë qëllim ka ngrirë punësimet e reja në kompani. Në anën tjetër, Facebook nuk është duke kursyer për tu zgjeruar në treg, duke u shndërruar në një adresë e rëndomtë e blerjes së bizneseve të reja, të cilat sjellin shërbime të reja për përdoruesit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus