Kryesore » 2012 » Maj » 6 » Facebook blen aplikacionin Glancee
11:56 AM
Facebook blen aplikacionin Glancee
Rreth një muaj pas blerjes së aplikacionit për shpërndarje të fotografive Instagram pë rreth 1 miliard dollarë, Facebook ka zgjeruar portofolin e vet për celularë duke e blerë një aplikacion për "zbulim shoqëror”, i mbështetur në vendndodhje, i quajtur Glancee, i dizajnuar për t’u lidhur me shokët në kohë reale.Ja lajmi që është paraqitur gjatë ditës së sotme në faqen e Glancee:e filluam Glancee në 2010 me qëllimin e sjelljes së bashku të botëve më të mira tuaja fizike dhe digjitale. Ne donim që ta bënim të lehtë për të zbuluar lidhjet e fshehura përreth jush dhe të takoni njerëz interesantë. Që atëherë Glancee ka lidhur mijëra njerëz, duke fuqizuar rastësisht dhe duke hapur rrugën e zbulimit shoqëror.

Prandaj ne jemi shumë të ngazëllyer të lajmërojmë që Facebook ka marrë Glancee dhe ne i jemi bashkuar skuadrës në Menlo Park për të ndërtuar produktet e shkëlqyera për mbi 900 milionë përdorues të Facebookut. Ne kemi pasur një shpërthim të këtillë duke i lidhur njerëzit nëpërmjet Glancee dhe ne jemi iu jemi sinqerisht falënderues përdoruesve tanë për të qenit pjesë e komunitetit të Glancee.

Facebook tha në një deklaratë, "Ne nuk mund të presim për bashkëthemeluesit Andrea, Alberto dhe Gabriel që t’i bashkohen skuadrës së Facebookut për të punuar në produkte që iu ndihmojnë njerëzve në zbulimin e vendeve të reja dhe t’i shpërndajnë me shokë.”

Rregullat e marrëveshjes ende nuk janë zbuluar.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus