Kryesore » 2012 » Maj » 1 » Facebook angazhon gazetarë për të përhapur gënjeshtra rreth Google
11:07 AM
Facebook angazhon gazetarë për të përhapur gënjeshtra rreth Google
Facebook kishte angazhuar një agjensi PR për të përhapur gënjeshtra rreth Google, shkruan Daily Beast. Një ish-gazetarë i CNBC, Xhim Goldman, i cili tani punon si përfaqësues në Burson Marsteller kishte tentuar tu shes një tregim blogerëve dhe gazetarëve për Gmail Social Circle, kinse do të kishte shkelur privatësin e miliona përdoruesve, duke ju premtuar kështu blogerëve se nëse hetojnë këtë tregim do të publikoheshin nëpër mediume me më ndikim.Social Circle është mjet i Google i cili lejon që Gmail kontaktet të shohin shokët e shokëve, si "lidhje sekondare” siç thotë Google, përderisa z.Goldman kishte shitur tregimin(gënjeshtrën) se është një mjet i "dizajnuar për shkelje të drejtpërdrejt të marrëveshjes së Google-s me FTC(angjensi amerikane për mbrojtje të konsumatorëve).”

Gënjeshtrat ishin zbuluar kur blogeri Kristofer Sogain kishte publikuar letrën në të cilën z.Goldman pranon se e paguajn për ta përhapur këtë tregim, por pa treguar burimin se kush e paguan atë.

Interesante, përderisa të gjith kishin bëre me gisht kah Apple dhe Microsoft për këtë gjë, doli të ishte Facebook kompania e cila kishte paguar z.Goldman. Një zëdhënës i rrjetit social "Facebook” tha se kishin punësuar këtë ish-gazetarë, sepse besojnë Google ëshë duke bërë diçka që po shkel privatësinë dhe se Google po tenton të përdorë të dhënat e Facebook për shërbimin e tyre social.

Gjithmon i disponueshmi për kritika Majkl Arinton nga Techcrunch ka një koment shum interesant i cili vlerson këtë veprim të Facebook si "stupid”, nga i cili mund të shohim tre gjëra.

Se Facebook ka frikë nga Google
Se nëse Facebook sillet si frikacak në betejë atëherë nuk duhet tu besohet sepse mund të aktivizojnë ndonjë fushatë frikacakësh
Edhe pse kritika ndaj Google është e sakt, megjithatë nuk është valide
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus