Kryesore » 2011 » Maj » 10 » EVGA GeForce GTX 580 DS Superclocked
10:31 AM
EVGA GeForce GTX 580 DS Superclocked
Kompania EVGA më në fund ka treguar se çfarë fshihet prapa fotografive të publikuara më parë të kartelës grafike me ftohës jostandard dhe me dy ventilatorë. Bëhet fjalë për kartelën grafike të overclockuar fabrikisht, GeForce GTX 580, me emrin e plotë EVGA GeForce GTX 580 DS Superclocked dhe ftohje të posaçme të kësaj kompanie.
Ftohësi ka katër gypa përçues të nxehtësisë dhe dy ventilatorë, ndërsa taktet e GPU-së, shaderit dhe memories janë 797, 1.594 dhe 4.050 MHz. Prej video daljeve ka dy DVI dhe një konektor mini HDMI, ndërsa ka edhe përkrahjen për SLI për deri tri kartela. Specifikimet e tjera janë standarde për GTX 580 – 512 bërthama CUDA, magjistralja memorie 384-bitëshe dhe 1.536 MB memorie grafike GDDR5. Kjo kartelë kushton 519,99 dollarë./Koha/
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus