Kryesore » 2011 » Maj » 22 » Eurocopter X3 me shpejtësi rekord sa 1/2 e avionit
7:01 PM
Eurocopter X3 me shpejtësi rekord sa 1/2 e avionit
Falë një sërë modifikimesh, mekanikët e Eurocopter kanë arritur të kapin një rekord të ri sa i përket shpejtësisë së një helikopteri, që përllogaritet në 450 km/h gati sa gjysma e shpejtësisë së një avioni.
Ky rekord i ri është shënuar nga Eurocopter X3, falë kombinimit të elikës kryesore, me dy elika të tjera anësorë, të vëna në punë nga dy motorrë të fuqishëm, dhe një sistem i ri bishti aerodinamik, i patestuar më parë te helikopterët.
Ekspertët kanë planifikuar ta përdorin Eurocopter X3 për misione të gjata të shpëtimiit apo evakuimit në rast katastrofash, trasportim trupash dhe pse jo edhe për kontrolle për vija të gjata kufitare.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus