Entuziazmi për Battlefield 3 nuk ka të ndalur (+VIDEO)
Duke pëcjellë filmin e Left 4 Dead që u shfaq gjatë ditës së sotme në internet dhe që ofronte pamje të gjeneruara nga adhuruesit, së fundi në skenë rrodhi edhe një film tjetër i krijuar enkas për titullin tjetër Battlefield 3.Video është filmuar nga perspektiva e karakterit të lojtarit dhe shfaq një skenë beteje në një hangar, duke ofruar disa detaje vërtetë të shkëlqyera.Edhe pse video është në aksion real, të shpresojmë se loja do të jetë në gjendje të ofroj HUD në këtë nivel dhe grafikë kaq të ngjashme me realitetin, së paku në versionin për PC.Lojtarët e Battlefield 3 që mendojnë se kanë shkathtësi për të qenë më të mirët, mund të jenë të interesuar të mësojnë se EA dhe DICE së fundi janë duke organizuar një garë për të gjetur lojtarin më të mirë në garën e tyre "Only in Battlefield 3”.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus