Kryesore » 2011 » Gusht » 24 » Ekran më i madh në iPhone 5?
11:44 PM
Ekran më i madh në iPhone 5?
Është paraqitur tashmë fotografia e parë nga fabrika e Wintek në të cilën, siç thuhet, është paraqitur maska e përparme e iPhone 5 bashkë me ekranin e ndjeshëm në prekje.Nga ajo që shihet duket se ekrani në iPhone aparatin e ardhshëm do të jetë më i madh se ekrani në gjeneratën aktuale të këtij telefoni mobil. Po ashtu është paraqitur edhe një e prerë që sugjeron një pullë më të gjerë Home nën ekran. Një prej arsyeve për ndryshimin e këtij tasti do të mund të ishte përshtatja për ekranin më të madh, ose do ta bëjnë të ndjeshme në prekje. Smartphone i Apple ka ekranin më të vogël në mesin e pajisjeve të tilla të avancuara.Wintek është një prej furnitorëve kryesorë të Apple me ekrane të ndjeshme në prekje, të cilët në këtë fazë tashmë do të duhej t’ia kishte liferuar Foxconnit për montim. Besohet që prodhimi i iPhone 5 tashmë ka filluar, ndërsa lansimi pritet në tetor.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus