Kryesore » 2011 » Shtator » 16 » Dizajnerët e Kosovës gati për ta ndezur vikendin
3:12 PM
Dizajnerët e Kosovës gati për ta ndezur vikendin
REDO Conference, që është konferenca e parë e dedikuar industrisë së dizajnit dhe vet dizjanerëve në Kosovë, do të mbahet nesër në ambientet e Universitetit Amerikan të Kosovës duke filluar nga ora 9:00 dhe nga ajo që kemi mësuar deri tani gjërat pritet të jenë në një nivel të lartë profesional.Siç ju kemi njoftuar edhe më parë në lidhje me agjendën dhe folësit, ju mund të kuptoni më shumë në kuadër të ueb faqes së konferencës www.redoconf.org, ndërsa nëse veçse keni arritur të siguroni një biletë atëherë e tëra që ju mbetet është të bëheni gati për një vikend të nxehtë. Me emra si Valon Sopi, Vasjen Katro, Fisnik Ismaili e Bes Bujupi që prekin tema prej biznesit në dizajn e deri tek kreativiteti në internet, e nesërmja pritet të jetë një ditë e ngjeshur për dizajnerët kosovar të cilët në mes tjerash do të kenë rastin që për herë të parë të përfaqësohen në një formë më profesionale dhe të takohen mes vete e të shohin edhe pjesëmarrësit e tjerë të industrisë së dizajnit në Kosovë, që kap një numër të madh të kompanive.
Organizatorët e konferencës janë shprehur se interesimi i audiencës ka qenë i jashtëzakonshëm dhe brenda ditëve të para, biletat që janë ofruar pa pagesë përmes Eventbrite veçse janë rezervuar. Duke pasur këtë parasysh organizatorët kanë arritur që të krijojnë një hapësirë paksa më të madhe sesa që normalisht akomodon një sallë në AUK, dhe duket se nesër pritet të jenë të pranishëm mbi 100 mysafir
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus