Kryesore » 2012 » Shkurt » 21 » Dërgimi i sms-ve shkakton rrudha
12:45 PM
Dërgimi i sms-ve shkakton rrudha
Efekti i celularëve dhe takave të larta, këtyre dy shoqëruesve të femrave moderne Për shkak të shikimit të gjatë në ekranet e vogla të celularëve, te shumë femra paraqiten para kohe rrudhat e imëta midis vetullave, thotë dr. Jean-Louis Sebagh, mjek i cili ka shumë paciente të famshme, duke përfshirë edhe Cindy Crawford-in. Duke shikuar në ekranin e celularëve me rastin e leximit të mesazheve, shumica e femrave rrudhë sytë, gjë që përshpejton paraqitjen e rrudhave të imta në ballë, të cilat megjithatë mund të largohen me botoks, thotë dr. Sebagh. Por, në vend të botoksit, mund të ndihmojë edhe masazhi i asaj pjese të lëkurës, thonë ekspertët. Në anën tjetër, një studim i ri rreth takave të larta, i bërë në Universitetin e Kalifornisë, do të gëzojë shumë femra, e sidomos adhuruesen e tyre më të zjarrtë, Victoria Beckham-in. Në fakt, femrat që bartin këpucë me taka të larta, në mënyrë të barabartë aktivizojnë muskujt e jashtëm dhe të brendshëm të këmbëve, gjë që ndikon që ato të kenë këmbë më të bukura, krahasuar me femrat që vazhdimisht bartin këpucë të rrafshëta. Bartja e këpucëve me taka të larta, jo më shumë se 7 cm, shkakton një aktivitet të muskujve të legenit për 15% më të vogël, sesa bartja e këpucëve të rrafshëta. Për këtë shkak, muskujt e kësaj pjese të trupit janë më të relaksuar, por edhe më të fortë, gjë që ndikon që seksi të jetë shumë më i mirë
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus