Kryesore » 2011 » Qershor » 28 » CyberLink me PhotoDirector 2011 për përpunim të fotografive
12:53 PM
CyberLink me PhotoDirector 2011 për përpunim të fotografive
CyberLink ka plasuar veglën gjysmëprofesionale për përpunim të fotografive, PhotoDirector 2011, me të cilën kjo kompani e fokusuar deri tani vetëm në video softuer, për herë të parë futet në tregun për përpunimin e fotografive.PhotoDirector 2011 ka përkrahje native për formatin RAW nga fotoaparatet Canon dhe Nikon dhe, përveç opsioneve themelore si përmirësimi i ngjyrave dhe qartësimi, përmban edhe veglën për përpunim të objekteve individuale në fotografi, ashtu që automatikisht detekton skajet e tyre.Ky program ka edhe mundësinë e editimit më të lehtë, jodestruktiv i cili ju mundëson që të eksperimentoni me filterë, efekte dhe aksione të tjera të ndryshme pa bërë ndryshime në fotografinë burimore.
Versioni testues mund të merret nga sajti i CyberLink, kurse versioni i plotë kushton 99,95 dollarë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus