Kryesore » 2012 » Gusht » 25 » Çudia, automjete që flasin me njëra-tjetrën
2:30 PM
Çudia, automjete që flasin me njëra-tjetrën
Brenda disa javësh, rreth 2,800 autommjete, kamiona dhe autobusë do të fillojnë të flasin me njëri-tjetrin në rrugët Ann Arbor të Mishiganit, në një eksperiment për të cilin zyrtarët qeveritar shpresojnë të nënkuptojë rrugë më të sigurta në të ardhmen e afërt. Pajisjet pa tela do t’i mundësojnë makinave të dërgojnë sinjale njëra tjetrës, duke i paralajmëruar shoferëve rreziqe të ndryshme të trafikut. Ato gjithashtu do të mundësojnë të ndryshojnë ngjyrën e semaforit në të gjelbër nëse nuk ka vetura tjera afër.Departamenti i Transportit në Universitetin e Miçiganit shpreson që projekti njëvjeçar do të mbledh informata të mjaftueshme që tregojnë se këto paisje do të ndihmojnë në parandalimin e ndeshjeve në komunikacion. Zyrtarët thojnë që eventualisht të gjithë automobilat do të jenë të pajisur me këto paisje. Deri tani, 500 automobila të pajisur vozisin nëpër rrugë. Ky numër do të bëhet 2,800 në gjashtë javët e ardhshme në SHBA.Më shumë se 32,000 njërëz kanë pësuar vdekje në ndeshje të trafikut në komunikacionin amerikan në vitin e kaluar. Numri i ndeshjeve është duke u zvogëluar në raport të drejtë me shtimin e pajisjeve të ndryshme automobilistike që ndihmojnë vozitësit dhe mbajnë veturat nën kontroll në rastet emergjente.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus