Kryesore » 2012 » Korrik » 25 » Çmimi i Galaxy Nexus bie në 100$
2:05 PM
Çmimi i Galaxy Nexus bie në 100$
Verizon ka ulur çmimin e Galaxy Nexus në 99.99 dollarë nëse ai blihet online bashkë me një kontratë 2 vjeçare. Sa për krahasim, smartfoni kushtonte 299.99 dollarë kur u lansua në muajin dhjetor. Tani Verizon e shet 149.99 dollarë me një kontratë dyvjeçare, dhe një ulje prej 50 dollarësh nëse blihet online. Kjo ulje vjen si pasojë e kërkesave të shumta për Samsung Galaxy S III e cila është gjithashtu në dispozicion nga Verizon. Google më herët gjatë këtij muaji filloi të nxirrte Android 4.1 Jelly Bean të Galaxy Nexus, edhe pse përdoruesit e Verizon janë duke pritur për një azhurnim për OS. Ata që nuk e kanë ende versionin e fundit, nuk duhet të shqetësohen. Të gjithë smartfonët Galaxy Nexus, si dhe Nexus S dhe Motorola Xoom do të marrin Jelly Bean së shpejti. 
Në të njëjtën kohë, fati i Galaxy Nexus në ShBA ngelet një mister pas ngjarjeve të fundit dhe vendimit të marrë nga gjykata e Kalifornisë e cila i dha një urdhër Apple në lidhje me patentën e saj e cila është kundër Galaxy. Apple pagoi në një marrëveshje shumën prej 96 milionë dollarësh për ta hequr smartfonin nga tregjet e ShBA-ve, si dhe nga Google Play. Por Samsung bashkëpunoi me Google për hedhjen e Jelly Bean e cila zgjidh konfliktin e patentës dhe u kthye sërish në Google Play.

Galaxy Nexus ka versionin bazë të Android, me një ekran 4.65 inçësh, 1 megapiksel kamera të përparme dhe 5 megapikselë kamerë të pasme, si dhe 28.13 GB memorje.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus