Kryesore » 2011 » Maj » 15 » Celularët janë fajtorë për vrasjen e bletëve në botë
11:01 AM
Celularët janë fajtorë për vrasjen e bletëve në botë
Për disa, celulari është fatkeqësia e jetës moderne. Por për bletët mund të jetë më tepër se thjesht një irritim i vogël.

Një studim i bërë kohët e fundit pretendon se numri i bletëve në rënie graduale, mund të ketë rezultuar nga valet e telefonit celular.

Studimi i realizuar nga Dr.Daniel Farve, thotë se sinjali nga telefonët celularë dhe antenat mund të çojë bletët në një sjellje të çrregullt, nganjëherë edhe në vrasjen e tyre.

Dr. Farve vendosi një telefon celular afër një koshere bletësh, si pjesë e eksperimentit, mundësisht i pari i këtij lloji, dhe me kujdes vëzhgoi për çdo efekt të mundshëm tek bletët nga prania e telefonit celular.

Farve tha se sa herë që telefoni po merrte ose dërgonte telefonata, sjellja e bletëve ndryshonte në mënyrë domethënëse, dhe ato i përgjigjeshin duke bërë shumë zhurmë.

Megjithatë, ato u qetësuan brenda disa minutash pasi telefonatat ishin përfunduar
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus