Kryesore » 2011»Korrik»2 » Bugatti prezanton makinën me veshje porcelani (+VIDEO)
1:36 AM
Bugatti prezanton makinën me veshje porcelani (+VIDEO)
Bugatti ka zbuluar të enjten makinën "L’or Blanc”, ose Ari i Bardhë. Modeli i veçantë ngjyrë blu e të bardhë është i veshur me porcelan. Shpejtësia maksimale e makinës është më rreth 400 kilometër në orë dhe ky edicion special i Bugatti Veyron kushton 1.4 milion stërlina. Prodhuesi francez i makinave zbuloi makinën e tyre 16.4 Grand Sport "l′Or Blanc” në Berlin. Makina elegante e kompletuar me përshtatje porcelani ka tërhequr shumë vëmendje nga të apasionuarit e makinave, shumica e të cilëve mund të ulën në atë super makinë vetëm në ëndërr.Makina "Ari i Bardhë” u prodhua për të shënuar fillimin e partneritetit ndërmjet Konigliche Porzellan-Manufaktur Berlin (KPM) dhe Bugatti. Dhe është makina e parë që përdor porcelan në brendësi dhe jashtë automjetit.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus