Kryesore » 2012 » Shtator » 25 » Britani, ‘Apple’ sposton markat vendase
2:20 PM
Britani, ‘Apple’ sposton markat vendase
Kolosi i themeluar nga Steve Jobs, ‘Apple’, ka spostuar firmat prestigjoze britanike duke u kthyer në markën numër 1 në Mbretërinë e Bashkuar. 
‘Molla e kafshuar’ ka rezultuar më e preferuara në një sondazh që vlerëson gjigandët e internetit. Në vend të dytë është renditur YouTube, ndërsa në të tretin, shërbimi më i klikuar ka qenë ai i shtëpisë së automjeteve të bëra të famshme nga James Bond, ‘Aston Martin’. Në vendin e katërt figuron rrjeti social Twitter, ndërsa në të pestin Google. Për shërbimin iPlayer të BBC ka qenë ‘i lirë’ vetëm vendi i gjashtë. Duke qenë se shtëpia e automjeteve ka kohë që nuk menaxhohet më nga britanikët, iPlayer është portali i vetëm britanik në garë, i cili mundëson aksesin përmes internetit tek të gjitha prodhimet e transmetuesit shtetëror. Në vendin e shtatë rezulton festivali i muzikës së Glastonbury, në të tetin ‘Virgin Atlantic’ e Richard Branson, të ndjekur nga kompania ‘Bang & Olufsen’ dhe magazina ‘Liberty’, dikur një krenari britanike dhe sot e qeverisur nga sipërmarrës italianë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus