Kryesore » 2012 » Maj » 4 » Brenda 8 vjetëve, lamtumirë Google dhe Facebook?
10:48 AM
Brenda 8 vjetëve, lamtumirë Google dhe Facebook?
Mënyra se si sot i përjetojmë Google dhe Facebook, nuk janë asgjë më pak nga ajo se i konsiderojmë gjigantë. Mirëpo, ekspertët parashohin një të ardhme jo aq gjigante për të dyja këto kompani. Ata u parashikojnë atyre sindromën 'MySpace'. Shpejtësia me të cilën sot ndryshojnë gjërat në botën e teknologjisë, sugjerojnë atë se të dyja këto kompani brenda 5 deri 8 vjet, do të mund të zhduken në tërësi nga skena e internetit.Jo të bankrotojnë, por të ‘tkurren’ si MySpace. Kompanitë nga gjenerata Web 1.0, shumë vonë e kanë kuptuar rëndësinë e rrjeteve sociale, sikurse që edhe kompanitë nga gjenerata Web 2.0 nuk e kuptojnë rëndësinë e kalimit në platforma mobile, shkruan revista "Forbes”.

Google ka bërë punë të mirë rreth organizimit të kaosit në internet, më mirë se konkurrenca të cilën e përfaqësonin AltaVista, Excite, Lycos dhe një varg shfletuesish të tjerë. MySpace ka bërë një rrjet social të njerëzve që e ndajnë pasionin për muzikën. Facebook ka bashkuar studentët.

Mirëpo, kompanitë që merren me rrjete sociale dhe që janë krijuar nga viti 2010, kanë qasje krejtësisht ndryshe në botën e internetit dhe në botën në përgjithësi. Ata i shohin Smartphone-t mobil si platformë bazë për aplikacionet e tyre. Aq më shumë, ata as që mendojnë që ato t’i lansojnë përmes ueb-faqeve, por vetëm si aplikacione.

Me çdo ndryshim të ri të paradigmës, së pari ndaj rrjeteve sociale, pastaj ndaj rrjeteve mobile dhe në të ardhmen kush e di se ndaj kujt, gjeneratat e vjetra të kompanive dhe përdoruesve, gjithnjë e më shumë mbesin jashtë kontaktit dhe më afër dështimit të tyre.

Ekzistojnë raporte gjithnjë e më të zëshme rreth asaj se si Google-n e pret një tkurrje e shumëfishtë, ku shfletuesi i tyre desktop do të fillojë të bie në mënyrë drastike dhe paralelisht me këtë, përdoruesit të kalojnë në tërësi në botën e pajisjeve mobile. Një rrugë e vështirë e pret edhe Facebook në përshtatjen me teknologjitë mobile.

"Besoj se Facebook do të mundohet t’i qaset edhe këtij problemi, duke rritur shërbimet e tij në aplikacione të caktuara, apo faqe HTML5 – njërën për dërgimin e porosive, tjetrën për lajme, tjetrën për fotografi e ndoshta një edhe për numërator. Por kjo vetëm se do ta fragmentojë Facebook-un që e njohim sot me një dëm jashtëzakonisht të madh”, thotë gazetari dhe eksperti për teknologji, Hamish Mckenzie.

Facebook-ut i është dashur gjatë të kalojë në pajisjet mobile, sikurse që Google-s që i është dashur shumë kohë që të pranojë ndryshimin ndaj rrjeteve sociale.

Në fund përfundimi mund të jetë se 5 deri 8 vitet e ardhshme, do të jenë tejet dinamike dhe se Facebook dhe Google mund të mbeten vetëm gërmadhat e gjigantëve që janë sot. Natyrisht, nëse nuk shpikin mënyrën se si të mbesin në maje, përmes përshtatjes me ndryshimet gjithnjë e më të shpejta.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus