Kryesore » 2012 » Korrik » 24 » BMW X1 i ri, shtigjeve të suksesit
9:20 PM
BMW X1 i ri, shtigjeve të suksesit
BMW me shumëçka ka qenë pionier dhe ka treguar guzim i cili në thelb e ka sjellë deri te pozita e parë në mesin e prodhuesve Premium të veturave, natyrisht përkrah kualitetit të lartë. Dhe BMW X1 është kampion në klasën e vet dhe pas dy vite e gjysmë ekzistence në treg, është shitur në numër jashtëzakonisht të madh. Sfidat dhe kërkesat e reja janë si imperativ dhe kanë ndikuat në përmirësime të ndjeshme dhe kjo e ka ndihmuar të mbetet në maje. Paralelisht me lansimin e modelit të ri, por bëhen përgatitjet për hyrje edhe në tregun amerikan.

Inovacioni si imperativ

Inovacioni nuk reflektohet vetëm në sferën e motorëve. Për herë të parë është futur edhe alternativa e bazës së pakos së pajisjeve me emrin BMW Lines. Si shembull, xLine thekson përdorshmërinë e shumanshme të BMW X1, derisa aksenti Sport Line, e vendos agjilitetin dhe dinamikën në rend të parë. Kur bëhet fjalë për dizajnin, ai thjeshtë është mahnitës, ndërsa BMW në këtë aspekt është munduar që të bëj një balancë ideale mes elegancës, përdorshmërisë dhe atributeve sportive. Proporcionet karakteristike janë aty, sikurse edhe format, që janë personale për prodhuesin nga Munihu. Dinamika nuk mungon, ndërsa përdorshmëria dhe qëndrueshmëria e modelit me shenjën "X”, potencohet në elementet si shiritat e zinj në skajin e poshtëm të karrocerisë dhe pamjes muskulore të rrotave dhe prapë eleganca sportive nuk është anashkaluar.

Vozitësi në fokus

Ndryshimet, kur bëhet fjalë për interierin, para se gjithash e potencojnë vozitësin dhe kënaqësinë e tij në vozitje, por edhe materialin dhe ambientin kualitativ. Këndi i konzolës qendrore i cili është drejtuar drejt vozitësit, tani rrezaton me teksturë më kualitative. Pra është e qartë se kujt i është anuar BMW X1, e ky është ‘shoferi i madhërishëm’, për çka edhe jemi mësuar me këtë prodhues. I tërë principi edhe më tutje vazhdon. Vozitësi në qendër të vëmendjes, ndërsa për të pasur një ndjenjë estetike, paneli i klimës dhe audio-sistemit, janë punuar me shkëlqim të lartë të ngjyrës së zezë. Aty janë edhe detajet nga kromi, që shërbejnë në potencimin e luksit.

Sienergjia e motorit dhe transmisionit

Ajo që për BMW-n është qëllimi primar, është përafrimi me kërkesat thelbësore të blerësve e kjo është krijimi i një marrëdhënie ideale mes performancave dhe harxhimeve të karburantit. Marka e cila është lider absolut kur bëhet fjalë për titujt botërorë për motorët më të mirë, atutë e tij i ka në grupin e motorëve TwinPower Turbo, të cilët partner të përkryer e kanë transmisionin automatik me 8 shpejtësi. Kjo lidhje është unike për segmentin e Crossover-ve kompakt. Kur në këtë i shtohet edhe funksioni Start-Stop, e pastaj edhe sistemi i rikuperimit të energjisë së frenimit, regjimi ECO PRO dhe përdorimi i gjerë i teknologjisë EfficientDynamics, fitojmë ndoshta sistemin më efikas i cili koekziston së bashku me qëllim të harxhimit më të vogël dhe emetimit të gazrave CO2, por pa neglizhencën e performancave të njohura të këtij prodhuesi bavarez. Një shembull impresionues për këtë është modeli BMW X1 sDrive20d në versionin EfficientDynamics Edition, i cili ka një harxhim karburanti prej vetëm 4.5 litra naftë për 100 kilometra të kaluara dhe emetim të gazrave CO2 prej vetëm 119 g/km. Paleta e motorëve përbëhet nga tre motorë benzinë dhe pesë motorë me naftë, me nivel të forcës mes 116 dhe 245 kuaj fuqi. Superiori kur bëhet fjalë për motorët me naftë, është xDrive25d, me teknologjinë e BMW-s, TwinPower Turbo, të cilin e dallon gjenerata më e re e turbo-mbushjes variabël sekuenciale. Modeli bazë është ai 2.0 litërsh me katër cilindra në modelin BMW X1 sDrive18i, i cili ka 150 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 200 Nm. Këtij modeli për arritjen e përshpejtimit nga 0 në 100 km/h, i nevojiten vetëm 9.7 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është e kufizuar në 250 km/h.

1998 cc

Shpejtësia

250 km/h

Fuqia

150ps

Harxhimet

4.5l / 100 km

Teknologjia

Funksioni Start-Stop, e pastaj edhe sistemi i rikuperimit të energjisë së frenimit, regjimi ECO PRO dhe përdorimi i gjerë i teknologjisë EfficientDynamics, japin sistemin më efikas i cili koekziston së bashku me qëllim të harxhimit më të vogël dhe emetimit të gazrave CO2

Interieri

Ndryshimet, kur bëhet fjalë për interierin, para se gjithash e potencojnë vozitësin dhe kënaqësinë e tij në vozitje, por edhe materialin dhe ambientin kualitativ. Këndi i konzolës qendrore i cili është drejtuar drejt vozitësit, tani rrezaton me teksturë më kualitative

Shpejtësia

Këtij modeli për arritjen e përshpejtimit nga 0 në 100 km/h, i nevojiten vetëm 9.7 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është e kufizuar në 250 km/h



Harxhimet

Një shembull impresionues për këtë është modeli BMW X1 sDrive20d në versionin EfficientDynamics Edition, i cili ka një harxnim karburanti prej vetëm 4.5 litra naftë për 100 kilometra të kaluara dhe emetim të gazrave CO2 prej vetëm 119 g/km

Motori

Modeli bazë është ai 2.0 litërsh me katër cilindra në modelin BMW X1 sDrive18i, i cili ka 150 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 200 Nm
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus