Kryesore » 2012 » Qershor » 5 » BMW seria 7, harmoni e pastër
5:05 PM
BMW seria 7, harmoni e pastër
Në pjesën e dytë të këtij vitit pritet në treg të arrijë versioni i freskuar i BMW seria 7. "Midlife facelift-i” i zakonshëm sjell pak risi në dizajn dhe në pajisje, por ndryshime të dukshme në fushën e motorikes.
Motorikë e re
Lajmi më i rëndësishëm për serinë e freskuar 7 gjithsesi që paraqet vendosja e motorit të ri me naftë dhe qarkut të tërheqjes hibride. Të shkojmë me radhë, bëhet për motorin turbo 3.0-litra me gjashtë cilindra me fuqi 381 KF (280 kW) dhe momentin më të madh rrotullues prej 740 Nm.

Motori më i fuqishëm në botë me naftë me gjashtë cilindra në treg do të gjendet në modelin 750d xDrive. Ky model do të përshpejtojë deri në 100 km/h për 4.9 sekonda, derisa harxhimi mesatar i tij do të jetë rreth 6.4 l/100 km.

Oferta do të zgjerohet me modelin ActiveHybrid 7 me motorin me benzinë 3.0 6-cilindra (në vend të 4.4 V8) me forcë 320 KF (235 kW) dhe motorin elektrik me 55 KF (40 kW).

Ky motor me momentin e tërësishëm rrotullues 500 Nm do t’i mundësojë BMW seria 7 përshpejtimin deri në 100 km/h për 5.7 sekonda dhe me ndihmën e sistemit të frenimit regjenerativ dhe atij stop-start do të mundësojë harxhimin mesatar prej 6.8 l/100 km.

Me baterinë me litium-ion do ta ketë autonominë elektrike prej rreth 4 kilometra dhe kufizimin e shpejtësisë në 60 km/h.

Ndryshime në brendësi

Pjesa tjetër e modeleve të kësaj serie ka mbetur pak a shumë e njëjtë (730i, 740i, 750i, 760i; 730d, 740d) me përmirësime të vogla në fushën e harxhimeve dhe fuqisë.

Të shtojmë që edhe në të ardhmen transmisionin automatik me 8-shpejtësi do të jetë pjesë e pajisjeve standarde në të gjitha versionet, ndërsa e njëjta vlen edhe për pezullimin, drejtuesin elektromekanik, sistemin stop-start dhe frenimin regjenerativ.

Ndryshime kryesore në dizajn përfshijnë ndryshimin e maskës, mbrojtësit të parmë dhe LED dritave, sikur edhe pjesa e prapme e përpunuar. Brendësia është përmirësuar me ulëse të reja, dhe ekranet e parme 3D.

Këtu janë edhe sistemet e ashtuquajtura "infotainement” dhe ata të sigurisë (për shembull sistemi i dallimit dhe ndriçimi i veçantë i këmbësorëve në rrugë), derisa pezullimi është përmirësuar për ngasje më të këndshme.

Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus